Tabaku takon protestuesit e arrestuar në bllokun e sigurisë
Deputetja e Partisë Demokratike ka vizituar personat e arrestuar pas protestës së djeshme në Tiranë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u paraqit në bllokun e sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas protestës së zhvilluar në Tiranë.
Gjatë vizitës, ajo u shpreh se personat e takuar nuk kishin dhunuar apo goditur asnjë objekt dhe se kishin ndërhyrë për të mbrojtur protestuesit e tjerë nga dhuna e ushtruar prej policisë. Tabaku deklaroi se një pjesë e madhe kanë qenë atje vetëm si protestues të thjeshtë pa ushtruar dhunë, duke shtuar se atyre iu ofrua mbështetje ligjore. Sipas saj, arrestimet janë dëshmi e një sistemi që tregohet i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët.
Vizita e deputetes vjen pas tensioneve dhe përplasjeve me efektivët e Policisë gjatë protestës ku pati persona të lënduar.