Sveçla: Aplikimet për lejeqëndrim në Kosovë bëhen online
Ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se shtetasit e huaj mund të aplikojnë online për lejeqëndrim përmes platformës e-Kosova.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Shtetasit e huaj që synojnë të pajisen me lejeqëndrim në Republikën e Kosovës tashmë mund të kryejnë aplikimin për herë të parë në rrugë elektronike. Ky shërbim i ri është funksionalizuar në platformën shtetërore e-Kosova, sipas njoftimeve të institucioneve dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla tha se ky hap përbën një pjesë të rëndësishme të reformave për digjitalizimin e shërbimeve dhe thjeshtimin e procedurave administrative. «Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe lehtësimit të procedurave administrative, duke mundësuar qasje më të shpejtë, më të thjeshtë, më efikase dhe më të dinjitetshme për qytetarët e huaj që aplikojnë për lejeqendrim në vendin tonë», u shpreh ai.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ky shërbim synon modernizimin e administratës publike dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në shërbimet shtetërore. Megjithatë, legjislacioni në fuqi përcakton se i gjithë procesi i aplikimit online përmes platformës mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar