Superliga e Kosovës vazhdon me dy përballje të reja
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me dy ndeshjet e fundit të xhiros së gjashtë.
Superliga e Kosovës vazhdon me dy përballje në kuadër të xhiros së gjashtë. Ballkani do ta mirëpresë Dukagjinin në Suharekë, në një përballje ku klubi nga Thëranda synon t'i rikthehet rezultateve pozitive, ndërsa Dukagjini kërkon të vazhdojë me fitore pasi nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Llapi do ta presë Malishevën në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Skuadra e drejtuar nga Batatina do të provojë të ecë me të njëjtin ritëm pas fitores së parë ndaj Vushtrrisë, kurse Malisheva synon të shmangë humbjen e dytë radhazi pas asaj në xhiron e fundit. Të dyja përballjet do të nisin nga ora 16:00.