Rolando Maran rrëfen jetën në Shqipëri dhe mikpritjen
Trajneri i Kombëtares shqiptare flet për rutinën, përshtypjet dhe jetën e tij në Shqipëri.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka ndarë detaje nga jeta e tij e përditshme dhe përshtypjet për Shqipërinë në një intervistë. Ai ka folur për dashurinë për natyrën, familjen, miqtë dhe kohën e lirë, si dhe për traditat dhe ushqimin lokal, duke veçuar tavën e dheut dhe shprehjen “avash-avash”.
Maran tregon se dita e tij zakonisht nis rreth orës 7 të mëngjesit me një shëtitje në hapësira të hapura, përpara se të drejtohet drejt Federatës për të nisur përgatitjet për ndeshjet e ardhshme. Gjatë kohës së lirë, ai preferon aktivitetet në natyrë, si skijimi gjatë stinës së dimrit, shëtitjet dhe takimet me miqtë. Trajneri u shpreh se mikpritja e shqiptarëve e ka bërë të ndihet si në shtëpi dhe se puna e tij drejtohet nga një pasion i hershëm për futbollin.