Protestë kundër Ramës në Miçigan, PD denoncon kërcënime ndaj familjarëve
Partia Demokratike denoncon fushatë terrori dhe kërcënimesh ndaj protestuesve antikomunistë dhe familjarëve të tyre për vizitën e kryeministrit në SHBA.
Partia Demokratike ka deklaruar se organizatorët e takimit të kryeministrit Edi Rama në Miçigan kanë ndërmarrë një fushatë terrori psikologjik dhe kërcënimesh ndaj kundërshtarëve antikomunistë dhe familjarëve të tyre në Shqipëri. Sipas Partisë Demokratike, kjo fushatë synon të detyrojë bashkatdhetarët të heshtin dhe të mos protestojnë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.
Aktivistët antikomunistë në Miçigan paralajmëruan se do ta presin kryeministrin me protesta, ndërsa opozita e ka cilësuar këtë vizitë si takim me Esat Toptanin e dytë të kombit shqiptar, duke theksuar se shqiptarët nuk e mirëpresin atje.