Notë e lartë për Shaqirin dhe vend në formacionin e javës në Zvicër
Xherdan Shaqiri shpërblehet me një vend në njëmbëdhjetëshe pas ndeshjes kundër Luzernit.
Pas paraqitjes fantastike ku realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim për Baselin kundër Luzernit, Xherdan Shaqiri është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në futbollin zviceran. Platforma e njohur e vlerësimeve e ka vlerësuar lojtarin me notën 9.9, e cila ishte më e larta e kësaj jave, ndërkohë që skuadra e tij mori fitoren me shifrat 2-4 në këtë përballje. Në këtë përzgjedhje të njëmbëdhjetëshes më të mirë nuk ka pasur futbollistë të tjerë shqiptarë.
Kujtojmë se në ndeshjen e mëparshme, mesfushori shqiptar pati një paraqitje të jashtëzakonshme duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit në kampionat.