Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:57 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Lajme KOS

Studentët e UP-së kualifikohen në gjysmëfinale të garës së debatit

Katër studentë të Departamentit të Psikologjisë dolën të suksesshëm në mesin e 16 ekipeve

Redaksia ZHURMA 22:24 Përditësuar 22:25 1 min lexim
Studentët e UP-së kualifikohen në gjysmëfinale të garës së debatit
FOTO · Foto: 2022-03-09 Dhaka International University Independence Day Debate Competition Aw / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Katër studentë të Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në gjysmëfinale në garën ndërkombëtare të debatit "Botta & Riposta World Cup", të organizuar nga Universiteti i Padovës në Itali. Sipas një njoftimi, studentët Jona Olloni, Dardan Bytyqi, Era Morina dhe Flandra Hasani dolën të suksesshëm në mesin e 16 ekipeve universitare nga vende të ndryshme të botës.

Në fazën e grupeve, ekipi ynë regjistroi tri fitore radhazi, duke mposhtur ekipet e Francës, Sllovakisë dhe ekipin e kombinuar Indonezi–Indi. Sukseset individuale janë po aq mbresëlënëse: Jona Olloni u vlerësua si debatuesja më e mirë në prolog gjatë fazës së grupeve. Flandra Hasani u shpall tri herë rradhazi oratore e debatit.

Ekipi i Kosovës u vlerësua si ekipi më i mirë në fazën e grupeve. Në gjysmëfinale, ky ekip i UP-së do të përballet me atë të Italisë. "Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të studentëve tanë. Departamenti i Psikologjisë u uron shumë suksese në vazhdim dhe është krenar për përfaqësimin dinjitoz që po i bëjnë universitetit dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare."

Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA

Komentet