Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Statistikat e EUROSTAT tregojnë shifrat e emigracionit masiv

Të dhënat e fundit tregojnë numrin e lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë dhe të Kosovës në Bashkimin Europian.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sipas të dhënavë të publikuara nga EUROSTAT për vitin 2025, shtetasve shqiptarë iu dhanë 68,653 leje qëndrimi për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të parët në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, për Kosovën kjo shifër ishte 43,747. Nga viti 2013 deri në vitin 2025, gjithsej 730,611 shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi për herë të parë në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, nga viti 2019 të njëjtën rrugë e ndoqën 294,747 shtetas të Kosovës.

Foto: tetovasot.com / tetovasot.com
Foto: tetovasot.com / tetovasot.com

Në fund të vitit 2025, rreth 875,105 shtetas shqiptarë kishin një leje qëndrimi të vlefshme në Bashkimin Europian. Rreth 76% e shtetasve të Shqipërisë që morën leje qëndrimi për herë të parë në Bashkimin Europian gjatë vitit 2025 ishin nën 40 vjeç, ndërsa mosha e tyre mesatare e përafërt rezulton 27.8 vjeç.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme