Sonte sërish protestë në Prishtinë, thirrje për pjesëmarrje masive
Organizata “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për protestë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sonte në orën 21:00 do të mbahet sërish protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Thirrjen për protestë e ka bërë organizata “Liria ka Emër”, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh në mbështetje të çlirimtarëve.
“Sonte në 21:00, dalim në shesh për ata që luftuan për ne. Për lirinë që na e lanë. Për çlirimtarët që sot kanë nevojë për zërin tonë. Mos mungo. Të jemi shumë. Të jemi bashkë”, ka shkruar “Liria ka Emër”.
Protesta vjen pas dënimit me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burimet: Bota Sot; Gazeta Blic; Veriu.info; IndeksOnline (klaster 4 outlets).