Sport
KOS
Tri skuadra kosovare marrin pjesë në Kupën Evropiane të hendbollit
Kur hidhet shorti dhe nga cili raund nis secila skuadër?
Redaksia ZHURMA
17:58
Përditësuar 18:01
1 min lexim
— PRISHTINË — Tri skuadra kosovare, Besa Famgas, Vëllaznimi dhe Kastrioti, do të marrin pjesë në Kupën Evropiane të hendbollit. Besa Famagas dhe Vëllaznimi do të nisin garën nga raundi i parë, ndërsa kampioni Kastrioti e fillon aventurën nga raundi i dytë. Shorti do të hidhet më 14 korrik. Besa Famagas dhe Kastrioti do të jenë skuadra bartëse në short, ndërsa Vëllaznimi jo. Ndeshjet e raundit të parë zhvillohen më 12/13 dhe 19/20 shtator, ndërsa ato të raundit të dytë janë planifikuar për muajin tetor.
Burim: RTV21, https://rtv21.tv/tri-skuadra-kosovare-mesojne-rrugen-drejt-kupes-evropiane-ne-hendboll/ — Redaksia ZHURMA