Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Si mund të shndërrohet bashkëpunimi ndërshqiptar në projekte konkrete?

Pse konferenca rajonale në Shkup thekson nevojën për angazhim të të rinjve në politikë dhe vendimmarrje?

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

SHKUP — Konferenca rajonale “Diplomacia rinore si instrument i bashkëpunimit ndërshqiptar dhe integrimit evropian” u mbajt në Shkup, ku u theksua se bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata politike, por të shndërrohet në projekte konkrete në arsim, kulturë, ekonomi dhe fuqizimin e të rinjve.

Si mund të shndërrohet bashkëpunimi ndërshqiptar në projekte konkrete?
Foto: Wikimedia Commons

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues politikë, akademikë dhe të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, theksoi se bashkëpunimi nuk mund të mbetet vetëm slogan patriotik ose fotografi të përbashkëta.

“Bashkëpunimi kombëtar duhet të shndërrohet në politika të zbatueshme, projekte të përbashkëta dhe rezultate të prekshme që i ndiejnë qytetarët, veçanërisht të rinjtë shqiptarë kudo që jetojnë. Nëse duam të ndërtojmë një agjendë të përbashkët, duhet të fillojmë nga ato fusha që na bashkojnë më shumë se sa na ndajnë,” tha Mexhiti.

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, shtoi se dallimet politike dhe ideologjike nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin për çështjet madhore. “Ne mund të jemi kundërshtar politik, mund të mendojmë ndryshe, por përtej kësaj, kur vinë puna të gjëra madhore, duhet të jemi bashkë,” theksoi ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, theksoi se ndryshimet shoqërore historikisht janë arritur përmes angazhimit aktiv qytetar, jo vetëm përmes përfaqësimit periodik në zgjedhje. “Të drejtat madhore si e drejta e votës u fituan pas dekadash protestash, peticionesh dhe organizimesh. Të drejtat e punëtorëve për pagën minimale u arritën vetëm pas protestave masive dhe grevave radikale,” tha Azemi.

Pjesëmarrësit vlerësuan se përfshirja e të rinjve në politikë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit rajonal janë elemente kyçe për një qasje të përbashkët ndërshqiptare dhe për proceset integruese evropiane. Konferenca shërbeu si platformë për të diskutuar rrugët e mundshme për të realizuar këto synime.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme