Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shtrenjtohet kafja në Zvicër, kapuçino arrit deri në 5.46 franga

Çmimet e kafesë në Zvicër shënojnë rritje për shkak të kostove operative, ndërsa dallimet ndryshojnë ndjeshëm sipas rajoneve dhe llojeve të pijeve.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kafja në restorantet dhe lokalet zvicerane po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ku sipas shoqatës CafetierSuisse çmimi i një filxhani café crème në pjesën gjermanofolëse arrin mesatarisht në 4.71 franga, ndërsa një kapuçino kushton 5.46 franga. Krahasuar me vitin e kaluar, çmimet shënojnë rritje prej 1.3 për qind për café crème dhe 1.7 për qind për kapuçinon, ndonëse vetëm 27 për qind e lokaleve i kanë rritur çmimet kryesisht me 20 centima, ndërsa 68 për qind i kanë mbajtur të pandryshuara dhe pesë për qind i kanë ulur ato.

Shtrenjtohet kafja në Zvicër, kapuçino arrit deri në 5.46 franga
Foto: insajderi.org

Dallimet e çmimeve mbeten të konsiderueshme mes kantoneve dhe rajoneve të ndryshme, ku në Zvicrën gjermanofolëse çmimet më të larta regjistrohen në Zug dhe Zürich, ndërsa ato më të ulëtat në Uri, Thurgau dhe Schwyz, me një diferencë mesatare prej 43 centimash. Në kantonet frankofone çmimet janë dukshëm më të ulëta, duke u shitur me 3.78 franga në Neuchâtel, 4.33 franga në Fribourg, rreth katër franga në Gjenevë e Vaud, kurse në Ticino ku preferohet ekspresi kushton mesatarisht 2.55 franga për shkak të traditës dhe konsumimit me pak a pa sheqer.

Sipas shoqatës, rritja e çmimeve lidhet kryesisht me kostot e operimit, pagat, energjinë dhe qiratë, pasi në një filxhan café crème që shitet për 4.50 franga fitimi bruto është 2.80 franga, prej të cilave 1.80 franga shkojnë për kostot e punës. Në anën tjetër, çmimet e kafesë së papërpunuar mbeten të larta për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në Brazil, rënies së prodhimit në Kolumbi, Meksikë e Amerikë Qendrore, si dhe kostove të transportit të ndikuara nga energjia dhe niveli i ulët i ujit në lumin Rajna.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme