← Shqipëri
Live · Shqipëri · 04:38 · 13 Korrik 2026

Cilët janë 3 kapitujt e parë që Shqipëria do të mbyllë në Bruksel?

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin të martën, 14 korrik, për të formalizuar njësimin me standardet europiane në shkencë, arsim dhe diplomaci.

— Shqipëria pritet të mbyllë të martën, më 14 korrik, negociatat e anëtarësimit për kapitujt 25, 26 dhe 30. Këto kapituj referohen konkretisht fushave të shkencës dhe kërkimit shkencor, arsimit dhe kulturës, si dhe marrëdhënieve me jashtë, ku Tirana konsiderohet tashmë plotësisht e njësuar me standardet e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin zyrtar gjatë Konferencës Ndërqeveritare që nis rreth orës 19:00 në Këshillin e BE-së. Rama do të mbajë një fjalë përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare, së bashku me komisioneren europiane Marta Kos dhe ministren e Jashtme të Irlandës, Helen McEntee.

Ky proces përkon me presidencën e Irlandës në Këshillin e BE-së, e cila do të vijojë të mbajë këtë rol deri më 31 dhjetor të këtij viti. Pas mbylljes së këtyre tre kapitujve, Shqipëria do të fokusohet në përmbushjen e kushteve për 30 kapitujt e mbetur të procesit të negociatave.

Objektivi i dakordësuar me institucionet e BE-së është përfundimi i të gjithë procesit teknik brenda vitit 2027. Pas këtij afati, rrugëtimi drejt anëtarësimit do të kalojë në një fazë plotësisht politike, ku vendimi final do të varet nga votimet në parlamentet e 27 vendeve anëtare të Unionit.

Para nisjes së konferencës në Bruksel, Edi Rama do të vizitojë Parisin më 13 korrik me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Ai do të marrë pjesë në një darkë pune me vullnetarët e Ukrainës dhe do të ndjekë Paradën Ushtarake franceze mëngjesin e 14 korrikut.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën