Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë RAJ

Pse Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të anëtarësohen në BE?

Kaja Kallas vlerëson progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Redaksia ZHURMA 03:11 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Pse Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të anëtarësohen në BE?
FOTO · Foto: European Union / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në një intervistë për agjencinë boshnjake të lajmeve vlerësoi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke veçuar hapat e rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme theksoi se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Europian pritet të përshpejtohet, duke e parë integrimin e vendeve kandidate si një prioritet strategjik për stabilitetin dhe të ardhmen europiane.

Kallas theksoi se për BE do të jetë e lehtë të pranojë Shqipërinë dhe Malin e Zi. "Zgjerimi nuk është një lojë me fitues dhe humbës. Ose të gjithë janë pjesë e tij, ose askush. Nëse marrim si shembull Malin e Zi ose Shqipërinë, ato janë vende që Bashkimi Evropian ka kapacitetin t’i mirëpresë. Është gjithashtu e qartë se është në interesin tonë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ky është gjithmonë një proces i dyanshëm", tha ajo.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Komentet