Vetura shpërthen në Gjilan, një person i lënduar rëndë
I lënduari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit; policia ende nuk ka dhënë përgjigje për rrethanat.
GJILAN — Shpërthen një veturë në Gjilan dhe një person mbetet i lënduar në gjendje të rëndë. I lënduari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku po trajtohet nga ekipi mjekësor.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes apo shkakun e shpëthimit. Klan Kosova ka zbritur lajmin dhe ka kontaktuar me policinë për rastin, por autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Mbetet e paqartë nëse vetura shpërtheu për shkaqe teknike apo kriminale, ndërsa hetimet pritet të vijojnë.
Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA




