Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shofer gjobitet për veprim të rrezikshëm

Policia ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer për veprim të rrezikshëm në komunikacion

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MALISHEVË — Policia ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer për veprim të rrezikshëm në komunikacion, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale të një video-incizimi. Sipas Policisë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Malishevë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e automjetit dhe ngasësit. Shoferi është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative.

Foto: prizrenpress.com / prizrenpress.com
Foto: prizrenpress.com / prizrenpress.com
Video · Facebook ↗

Shoferi kishte vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, duke bërë rritje të vrullshme të shpejtësisë dhe duke shkaktuar rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend, si dhe zhurmë të panevojshme.

Policia ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore ndaj pjesëmarrësve në trafik që me veprime të tilla rrezikojnë sigurinë rrugore.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme