Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa MKD

Shkupi kujton tërmetin e vitit 1963 me shëtitje falas

Nesër zhvillohet një shëtitje panoramike me autobus, që u mundëson qytetarëve të njohin Shkupin ashtu siç ishte para tërmetit

Redaksia ZHURMA 15:44 1 min lexim
Shkupi kujton tërmetin e vitit 1963 me shëtitje falas
FOTO · Foto: Skopje 2014 - Archeological Museum of Macedonia by night / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Me rastin e përvjetorit të tërmetit katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, nga "Qyteti i Shkupit" informojnë se nesër do të organizohet një shëtitje panoramike falas nëpër Shkup. Turi do të zhvillohet me autobus panoramik, ku përmes një udhërrëfyesi profesional turistik nga Shoqata Maqedonase e Guidave dhe Shoqëruesve Turistikë, qytetarët e interesuar, siç njoftojnë nga "Qyteti i Shkupit", do të kenë mundësi të njihen me Shkupin ashtu siç ka qenë para tërmetit, të dëgjojnë histori për objektet që janë shkatërruar, si dhe për lokacionet që në atë kohë e kanë formësuar pamjen e qytetit.

Ngjarja do të mbahet nesër, ndërsa nisja do të jetë në orën 10:00 nga Porta "Maqedonia". Qytetarët e interesuar mund të paraqiten në numrin e telefonit +389 71 250 419.

Burim: Alsat-M, alsat.mk
— Redaksia ZHURMA

Komentet