Shkëndija synon daljen nga mini-kriza përballë Bashkimit
Pas pesë fitoreve radhazi në fillim, skuadra e Shkëndijës kërkon kthesën në ndeshjen ndaj Bashkimit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deri para dy xhirove, situata dukej e shkëlqyer në kampin e Shkëndijës. Tetovarët kishin regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e para, duke krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve, përpara se të pasonte humbja. Tani, skuadra kërkon të dalë nga kjo mini-krizë në përballjen e radhës kundër Bashkimit.


