← Kosovë
Live · Kosovë · 04:06 · 17 Korrik 2026

Pse fiton Shkëndija kundër Gjibraltarit?

Shkëndija mposhti kundërshtarin me rezultat minimal 1-0 duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

— Shkëndija ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit kundërshtarin nga Gjibraltari me rezultat minimal 1-0. Skuadra tetovare e kishte kryer praktikisht punën që në takimin e parë, kur kishte triumfuar bindshëm 5-0 në transfertë, ndaj sfida e zhvilluar në Arenën Kombëtare ishte më shumë një formalitet.

Ndeshja nuk solli shumë emocione, pasi të dyja ekipet e kishin të qartë se çështja e kualifikimit ishte pothuajse e mbyllur. Megjithatë, Shkëndija ishte skuadra më kërkuese dhe krijoi rastet më të mira. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 66-të, kur Zejnullahu goditi traversën.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 86-të, kur Krstevski realizoi një aksion të bukur individual, depërtoi në zonën e penalltisë dhe me një goditje të fortë e të saktë në këndin e poshtëm të majtë vulosi fitoren 1-0. Me këtë sukses, Shkëndija e mbylli me dy fitore përballjen e raundit të parë kualifikues dhe siguroi kalimin në fazën tjetër. Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadra nga Tetova do të përballet me ekipin slloven, Bravo. Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #kosove #lajme #sport
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën