Shitësi i veturave bëhet princ i Belgjikës
Princi Laurent i Belgjikës e ka njohur zyrtarisht si djalë të tij dhe trashëgimtar, 26-vjeçarin, ish-shitës të veturave, Clement Vandenkerckhove.
Princi Laurent i Belgjikës e ka njohur zyrtarisht si djalë të tij dhe trashëgimtar, 26-vjeçarin, ish-shitës të veturave, Clement Vandenkerckhove. Vandenkerckhove, rezultat i lidhjes së princit me këngëtaren belge, Wendy Van Wanten, u përfshi në familjen e Laurentit pa zhurmë në një ceremoni gjashtë muaj më parë. Detajet kanë dalë tek tash.
Edhe pse zyrtarisht ka marrë titullin princ, ai s’do të marrë përfitime financiare mbretërore. Princi i ri është përpjekur për vite të tëra që të mësohet me idenë e të pasurit një baba mbretëror.
Koha e fundit ka thënë se ende s’është i sigurt se do ta përdorë mbiemrin e babait të tij, Saxe-Coburg. “Ndoshta do të doja, por jam krenar me emrin Vandenkerchkove”, ka thënë ai për “Het Nieuwsblad”.
Ai nuk do të jetë as pjesë e linjës mbretërore të trashëgimisë. As nuk do të marrë pjesë në aktivitete publike mbretërore.