Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Shiroka-Pula pret drejtorin e IRI-t për zhvillimin demokratik

Presidentja e Kosoves diskuton me drejtorin e larte te IRI-se per bashkepunimin dhe zhvillimin demokratik te vendit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Presidentja e Kosoves, Justina Shiroka Pula, ka pritur ne takim drejtorin e larte per Evrope dhe Euroazi ne Institutin Republikan Nderkombetar, Stephen B. Nix, per te biseduar rreth zhvillimit demokratik dhe bashkepunimit me kete institut. Gjatë takimit eshte vlerësuar kontributi i dhene ne forcimin e institucioneve demokratike, mbështetjen e partive politike, permiresimin e organizimit te tyre dhe avancimin e komunikimit me qytetaret. Ne njoftimin e Presidences theksohet gjithashtu bashkepunimi me Kuvendin e Kosoves dhe angazhimi ne fuqizimin e grave ne politike dhe proceset vendimmarrese.

Shiroka-Pula pret drejtorin e IRI-t për zhvillimin demokratik
Foto: gazetablic.com

Gjate bisedimeve, kreu i shtetit ka nenvizuar se konsolidimi i demokracise kerkon institucione funksionale, respektim te ndarjes se pushteteve, pavarsi te gjyqesorit dhe pergjegjesi institucionale. Po ashtu, eshte vene inë dukje rendesia e ruajtjes se rendit kushtetues, respektimit te kompetencave te secilit institucion dhe forcimit te besimit te qytetareve. Diskutimet jane shtrire edhe tek mundesite e zgjerimit te bashkepunimit me fokus ne edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, sigurine rajonale dhe perspektiven euroatlantike te vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme