Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi MKD

Pse shalqiri i importuar ul çmimin fermerët vendorë?

Fermerët kërkojnë mbrojtje nga konkurrenca për shkak të çmimit të lartë

Redaksia ZHURMA 22:54 Përditësuar 17:31 1 min lexim
Pse shalqiri i importuar ul çmimin fermerët vendorë?
FOTO · Foto: 2025-05-18 Watermelon vendor at GUM Market, Yerevan / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Shalqiri i importuar ul çmimin ka dëmtuar tregun vendor në Maqedoni. Fermerët thanë se produkti i importuar ofrohet në treg me çmime më të ulëta, ndërsa cilësia e tyre nuk mund të krahasohet me atë të prodhimit vendor.

“Duhet të ndalet importimi që ne të mund ta shesim prodhimin tonë dhe të mos kemi konkurrence nga prodhimet e huaja, qofte nga Shqipëria, Turqia, Serbia pasi na bëjnë konkurrencë. Jo vetëm me shalqirin por edhe me pataten, qepen na bëjnë shumë dëm,” tha Faredin Murati, bujk.

Kriza për punëtorë sezonal ka vështirësuar edhe më shumë sektorin e bujqësisë, thotë Faredin Murati, i cili shton se nuk gjenden punëtorë as me 50 euro mëditje ditore. Prodhimi ynë me shumicë shkon 15 denarë por ai që vjen nga jashtë është 6 apo 7 denarë dhe për këtë arsye ne jemi dobët me shitje këtë vit.

Çmimi i shalqirit vendor këtë vit shkon 25 denarë për kilogram ndërsa ai i importuari nga shtetet tjera është shumë më i lirë. Kultivuesit më të mëdhenj të shalqirit në rrethinë të Shkupit janë bujqit e fshatit Luboten.

Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/shalqiri-i-importuar-ul-cmimin-fermeret-vendore-kerkojne-mbrojtje-nga-konkurrenca/ — Redaksia ZHURMA

Komentet