Shala: Çështja e Speciales të trajtohet përtej ndasive partiake
Analisti Ibrahim Shala kërkon qasje të përbashkët të partive politike ndaj Dhomave të Specializuara, duke e lidhur me sovranitetin shtetëror.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Analisti politik Ibrahim Shala ka deklaruar se çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të trajtohet nga partitë politike përtej përplasjeve të brendshme, duke e lidhur atë me mbrojtjen e sovranitetit të shtetit. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Five» në TV Dukagjini, ai ka vlerësuar se pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe mosargumentimit të disa pretendimeve të aktakuzës, Gjykata Speciale ka pësuar goditje të rëndësishme në arsyetimin e themelimit të saj.
«Raporti i shtetit tonë me DHSK, sidomos pas shqiptimit të dënimit dhe pranimit të vetës gjykatës se nuk është mundur të argumentohet trafikimi i organeve edhe krimi kundër njerëzimit nuk është argumentuar, gjykata ka marrë goditje të fuqishme dhe nuk arsyeton më kërkesën kur është bërë për tu themeluar», ka deklaruar Shala, duke e kritikuar strukturën juridike të kësaj gjykate si një sistem paralel që cenon sovranitetin.
Këto deklarata vijnë ndërkohë që PDK-ja dhe LVV-ja synojnë të procedojnë një iniciativë të re ligjore për Dhomat e Specializuara, për të cilën Vlora Çitaku ka paralajmëruar se synohet të miratohet në dy leximet gjatë muajit dhjetor. Shala ka theksuar se mbrojtja e pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së është interes shtetëror, ndërsa këtë sfidë me Bashkimin Evropian partitë duhet ta shohin jashtë interesave të ngushta partiake.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


