Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:31 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:31 Ministria e Infrastrukturës kundon kamionet mbi 20 tone ne autoudhe merkuren nga 11:00-…07:25 Ivanka Trump tregoi talent të fshehur gjatë pushimeve me familjen07:20 BE ndalon importin e mishit nga Brazili; AKU lejon ngarkesat me certifikata para 3 shta…07:15 LSDM: Gjashtë javë pa raport të plotë për ujin në Gostivar07:11 VLEN pyet cilin prokuror ka ofruar marrëveshje Grubit07:06 Rama: Vetëvendosja është fatkeqësia e vendit, bllokues në pozitë dhe opozitë07:01 Ballkani zyrtarizon transferimin e portierit Gentian Selmani06:55 Enca Haxhia shijon pushimet verore me fotot me bikini06:39 Trafiku në autostradë Elbasan dëmton bizneset juglindore06:37 Dokumenti “Top Sekret 2” në telefonin e Shehollit: plani serb për radikalizmin islamik …
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse vazhdojnë të ndikojnë sfidat lidhur me provat në gjykimin e krimeve të luftës?

OSBE-ja thekson se dëshmia e drejtpërdrejtë mund të jetë më e preferueshme në rastet e krimeve të luftës

Redaksia ZHURMA 21:34 Përditësuar 17:56 2 min lexim
Pse vazhdojnë të ndikojnë sfidat lidhur me provat në gjykimin e krimeve të luftës?
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Vonesat e zgjatura që lidhen me mosparaqitjen e dëshmitarëve, ndryshimet në përbërjen e trupave gjykuese, çështje që lidhen me cilësinë dhe qartësinë e aktakuzave janë disa nga gjetjet kryesore të raportit të misionit të OSBE-së, për monitorimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Në raportin që u publikua këtë të mërkurë, thuhet se Cilësia dhe qartësia e aktakuzave vazhdojnë të ngjallin shqetësime në raste të caktuara. “OSBE-ja ka vërejtur mangësi në individualizimin e akuzave, veçanërisht në rastet që përfshijnë shumë të akuzuar dhe forma kolektive të përgjegjësisë, si dhe në identifikimin e rrethanave lehtësuese të njohura në kohën e ngritjes së aktakuzës”, thuhet në raport.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, foli edhe për arsyet pse janë shtyrë disa seanca gjyqësore të krimeve të luftës. “Raporti reflekton rëndësinë e gjykimit të drejtë dhe një procesi që i ruan të drejtat e palëve. 1 në 5 seanca janë shtyrë nga mungesa e paraqitjes së dëshmitarëve. Çereku i rasteve është shtyrë nga ndryshimi i panelit gjyqësor, shumë raste janë shtyrë nga e para.

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, deklaroi se raporti i monitorimit i OSBE-së ndihmon në rritjen e cilësisë. “Gjatë mandatit tonë kemi themeluar Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovës, hartimin dhe miratimin e strategjisë për drejtësinë tranzicionale, ndryshimin e kodit penal për gjykimin në mungesë. Ky monitorim nga OSBE-ja ndikon në ngritjen e cilësisë dhe rritjen e besimit te publiku”, ka thënë Nimoni.

Në dokument theksohet se sigurimi i dëshmitarëve dhe provave nga jashtë Kosovës vazhdon të jetë pengesë serioze. “Bashkëpunimi i kufizuar rajonal, i kombinuar me shqetësimet për sigurinë e dëshmitarëve dhe përdorimin të kufizuar në praktikë të alternativave, si dëshmia përmes video-lidhjes, vazhdon të ndikojë si në ndjekje ashtu edhe në mbrojtje, si dhe ngre shqetësime lidhur me barazinë e palëve në procedurë”, theksohet aty.

Raporti identifikoi edhe se si Prokuroria Speciale duhet të ketë kujdes në vlerësimin e deklaratave të dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor. “Është një nga gjetjet më kryesore të OSBE-se. Jo që propozon një standard të ri për vlerësimin e dëshmive, por rikujton një parim thelbësor të procedurës penale. Kriteret mbi të cilat vlerësohet një deklaratë e dëshmitarit”, ka thënë Ilir Morina, udhëheqës i Departamentit për hetimin e krimeve të luftës, që funksionon në kuadër të Prokurorisë Speciale.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/arberi/osbe-sigurimi-i-deshmitareve-dhe-provave-nga-jashte-pengese-per-gjykimin-e-krimeve-te-luftes
— Redaksia ZHURMA

Komentet