← kosove
Live · kosove · 06:20 · 21 Korrik 2026

Kush kërkon tërheqjen e dorëheqjeve?

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi thotë se kërkesa është e motivuar politikisht për shkak të refuzimit nga Serbia

— Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se ka qenë e pritshme kërkesa për tërheqjen e dorëheqjes nga ana e ish-punonjësve serbë në Prokurorinë Themelore dhe atyre në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut. Gashi, duke u shprehur në emisionin “Interaktiv” në KTV më 20 korrik 2026, e ka quajtur të motivuar politikisht këtë kërkesë. Ai e ka ndërlidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi dhe tendencën që t’i bëhet presion Kosovës për shkak të refuzimit.

“Kërkesa për rikthim është kërkesë e vonuar dhe e motivuar politikisht sepse pritet të ketë zgjedhje në Serbi dhe kërkesa e tyre të shfrytëzohet nga ana e Serbisë dhe të ndërtohet një narrativë për konsum të brendshëm dhe ndërkombëtar për presion ndaj Republikës së Kosovës për mostrajtimin dhe integrimin e minoritetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Gashit nuk ka asnjë kuptim të kërkohet që të tërhiqet dorëheqja. Madje sipas tij kjo përbën edhe rrezik që duhet trajtuar me kujdes. “Kurrëfarë kuptimi nuk ka, përkundrazi. Ka një efekt të jashtëzakonshëm, një precedent të rrezikshëm i cili ka pasoja të pakthyeshme në funksionimin e institucioneve të Kosovës. Sidomos prokurorët, përpos ligjeve në fuqi që rregullojnë fushë-veprimtarinë e funksionimit të këtyre institucioneve, këta kanë edhe kodin e etikës të cilët të gjithë pa përjashtim janë betuar para se të dekretohen se do të zbatojnë institucionet”, ka thënë Gashi në KTV.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme, ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës. Prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri dhanë dorëheqjen në fund të vitit 2022 bashkë me zyrtarët policorë. Këto dorëheqje erdhën pas shkarkimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili pati refuzuar ta zbatonte vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/arberi/gashi-kerkesa-per-terheqjen-e-doreheqjeve-e-motivuar-nga-serbia-per-presion-ndaj-kosoves

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën