Sali: Agjenda e Reformave kërkon rezultate konkrete drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali deklaron se progresi evropian kërkon reforma të zbatueshme dhe rezultate të matshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në një takim është diskutuar për ecurinë e Agjendës së Reformave, prioritetet dhe dinamikën e zbatimit të masave të parapara. Sali ka deklaruar se «Progresi drejt Bashkimit Evropian kërkon reforma që zbatohen dhe rezultate që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme», duke shtuar se përgjegjësia institucionale kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe objektiva të qarta.
Sipas zëvendëskryeministrit Sali, ministria mbetet e angazhuar që ky proces të avancojë përmes institucioneve më efikase, sundimit të ligjit dhe kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik. Ai gjithashtu ka vlerësuar se «Përmbushja e Agjendës së Reformave është një investim në besimin e qytetarëve dhe në të ardhmen tonë evropiane», ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po ashtu ka konfirmuar mbajtjen e takimit kushtuar aktiviteteve aktuale dhe prioritetet e reformave.