Russell Hopkins i bashkohet ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë
Avokati i ri i shtohet mbrojtjes së Kadri Veselit në prag të shqyrtimit në Gjykatën e Apelit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Avokati Russell Hopkins i është bashkuar ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kryeavokati i Veselit, Rodney Dixon, e ka njoftuar Gjykatën më 11 nëntor për përfshirjen e avokatit të ri në përbërjen e re që do të përfaqësojë atë në betejën e dytë në Gjykatën e Apelit. Siç raportoi Zhurma më 22 tetor 2026, këto lëvizje pasuan largimin e avokateve Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan nga ekipi mbrojtës, një muaj pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë më 16 shtator 2026, ku Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Sipas biografisë së publikuar nga “Temple Garden Chambers”, Hopkins është i specializuar në çështjet gjyqësore që lidhen me korporatat, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe kontestet për juridiksionin.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar