Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria belge fton Xhavit Halitin për dëshmi në gjyq

Ish-deputeti Xhavit Haliti është ftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme e Brukselit për të dëshmuar në një proces gjyqësor në Belgjikë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit në Bruksel ka ndërmarrë hapa zyrtarë ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e ftuar atë në cilësinë e dëshmitarit. Njoftimi përkatës i është dorëzuar atij përmes përmbaruesit gjyqësor Philippe Grumbers, ndërsa dokumentet lidhur me këtë çështje përcaktojnë paraqitjen e detyrueshme të tij në Pallatin e Drejtësisë II, në adresën Rue Clarisse 115, në qytetin e Nivelles.

Prokuroria belge fton Xhavit Halitin për dëshmi në gjyq
Foto: rtv21.tv

Sipas të dhënave zyrtare, prania e dëshmitarit kërkohet më 19 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:30, ndërsa seanca formale para Gjykatës së Krimeve të Rënda me Juri në provincën Brabant Wallon është planifikuar të nisë në orën 12:00. Ky proces gjyqësor zhvillohet ndaj Andrija Draskovic, i lindur më 3 nëntor 1964 në Mitrovicë, i cili përballet me akuza për vepra të rënda penale, ndërsa dëshmia e Halitit kërkohet pikërisht lidhur me faktet që përfshihen në aktakuzën ndaj tij. Autoritetet belge paralajmërojnë se mosparaqitja mund të sjellë pasoja ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Në dokumentacionin e rastit përmenden gjithashtu zhvillime të mëparshme që lidhen me ngjarje dhe figura të caktuara, ku Andrija Drashkoviç dhe shefi i UDB-së kundër emigracionit janë dënuar më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Enver Hadrit. Njëkohësisht, Bozhidar Spasiq ka pranuar organizimin e atentateve ndaj Xhafer Shatrit në Gjenevë dhe ndaj Xhavit Halitit e familjes së tij në Cyrih.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    31% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    33% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme