Kombëtarja e Shqipërisë synon dy afrime të reja në muajin nëntor
Amar Gërxhaliu dhe portieri Elia Caprile pajisen me shtetësi shqiptare dhe mund të ftohen nga përzgjedhësi Rolando Maran.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kombëtarja e Shqipërisë mund të ketë dy prurje të reja për sfidat e radhës gjatë muajit nëntor. Bëhet fjalë për Amar Gërxhaliun dhe portierin e Cagliarit, Elia Caprile, të cilët janë pajisur me shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të lëshuar nga presidenti Bajram Begaj.
Sipas dokumenteve të bëra publike më 19 tetor 2026, të dy lojtarët janë përfshirë në listën e personave që e kanë fituar shtetësinë me kërkesën e tyre. Kjo procedurë krijon mundësinë që ata të marrin një ftesë nga përzgjedhësi Rolando Maran për ndeshjet e ardhshme.
Portieri Caprile ka mbrojtur më parë ngjyrat e grupmoshave të Italisje dhe aktivizohet në Serie A me skuadrën e Cagliarit, ndërsa mund të përfitojë nga kjo mundësi për shkak të lidhjes me të dashurën e tij me prejardhje shqiptare, Emili. Nga ana tjetër, Gërxhaliu ka anën e tij sportive të lidhur më parë me grupmoshat e Kosovës, përkatësisht me ekipin U12 dhe U19.