Rritet niveli i ujit në Liqenin e Radoniqit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit «Gjakova» njofton për fillimin e mbushjes së Liqenit të Radoniqit dhe rritjen e kuotës së ujit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJAKOVË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit «Gjakova» ka njoftuar se ka nisur procesi i mbushjes së Liqenit të Radoniqit përmes Kanalit Derivues, ku aktualisht po regjistrohen prurje të mëdha uji. Sipas njoftimit zyrtar, niveli i liqenit ka arritur në kuotën 449.00 metra mbi nivelin e detit.
Ky zhvillim shënon një rritje prej 28 centimetrash krahasuar me nivelin më të ulët të regjistruar gjatë këtij viti. Uji që po hyn në liqen është vlerësuar si i pastër dhe cilësor, ndërsa ekipet e ndërmarrjes po vazhdojnë monitorimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kanalit Derivues për të garantuar rrjedhje të pandërprerë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar