Studentët e Harvardit mbështesin protestat në Shqipëri
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard kërkon lirimin e të arrestuarve dhe dënon përdorimin e forcës gjatë protestave në Shqipëri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protestat e studentëve dhe të rinjve në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë bërë thirrje publike për ndalimin e akteve të frikësimit dhe lirimin e personave të ndaluar. Përmes një deklarate, ata shprehën shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit dhe dënuan përdorimin e forcës disproporcionale nga organet e rendit kundër të rinjve e të miturve. Siç raportoi Zhurma më 15 tetor 2026, protestat në Tiranë u shoqëruan me sulme ndaj institucioneve dhe tensionim të situatës në vend.
Studentët shqiptarë në SHBA theksuan se distanca nuk e zbeh përkushtimin e tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, duke kërkuar gjithashtu që përgjegjësit për tejkalimin e kompetencave të dalin para drejtësisë. Ndërkaq, ata u bënë thirrje protestuesve që të ruajnë frymën paqësore dhe qytetëruar, ndërsa shteti sipas tyre duhet të garantojë mbrojtjen e fjalës së lirë si shtyllë kryesore e shoqërisë.