Banka e Shqipërisë përgatit pagesat me kod QR pas nisjes së sistemit të ri
Sistemi i ri i pagesave të menjëhershme sjell transferta ndërbankare brenda 10 sekondash dhe paralajmëron shtrirjen e shërbimeve përmes kodeve QR.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zhvillimi i sistemit të ri kombëtar të pagesave të menjëhershme do të vijojë me një tjetër risi për tregun financiar, ku Banka e Shqipërisë po punon për ndërtimin e një infrastrukture të unifikuar që do të mundësojë pagesat në pikat e shitjes përmes kodeve QR. Kjo mënyrë do të krijojë një alternativë ndaj kartave bankare dhe terminaleve POS, duke ulur kostot e transaksioneve për pagesat me vlera të vogla.
Ky hap vjen menjëherë pas nisjes së sistemit të ri (Instant Payments), i cili mundëson që transfertat bankare mes institucioneve të ndryshme financiare të kryhen brenda 10 sekondash. Sipas Bankës së Shqipërisë, risia lehtëson qarkullimin e parasë dhe u jep qytetarëve e bizneseve mundësinë të përfitojnë fondet pa u kushtëzuar nga oraret e punës, ndryshe nga praktika e mëparshme kur procesi mes llogarive të ndryshme zgtshte deri në një ditë pune.
Për më tepër, në bazë të rregullave të miratuara vitin e kaluar nga Banka e Shqipërisë, transfertat kombëtare elektronike deri në 40 mijë lekë përjashtohen nga komisionet, duke synuar një treg më ekonomik të pagesave digjitale.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


