Rogert Sterkaj i dalë në mbështetje Edit pas pamjeve të konfliktit me Jozin
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Rogert Sterkaj, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të konfliktit mes Jozit dhe Edit.
Gazetari dhe njëherësh ish-banori i Big Brother VIP Albania, Rogert Sterkaj, ka reaguar pas raportimeve dhe publikimit të pamjeve të konfliktit mes Jozit dhe Edit. Sterkaj ka bërë një postim mbështetës për Edin, i cili kishte publikuar vetë pamjet e konfliktit në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/Dc0gHQ5u-3k/
Në mesazhin e tij në Instagram, Rogerti ka shkruar: “Mbaje kokën lart vëlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenarë për djalin e tyne!”. Ai e ka cilësuar tradhtinë si diçka jo fisnike, duke shtuar se tradhtia nuk është fisnike dhe se mosha e dinakëria gjithmonë do ta mposhtin rininë dhe entuziazmin, ndërsa mesazhin e ka shoqëruar me emoji të forcës.
Reagimi i tij vjen pas publikimit të pamjeve ku Jozi shihet duke goditur Edin, një ngjarje që ka marrë vëmendje të madhe në rrjet dhe ka nxitur diskutime e reagime të shumta.