Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet se qëlloi me armë në ajër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër nga një automjet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale „mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës“. Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se një person nga automjeti kishte shtënë me armë zjarri në ajër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet se qëlloi me armë në ajër
Foto: botasot.info

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur katër gëzhoja. Pas një pune intensive nga hetuesit, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa prej tij janë sekuestruar një revole me gas dhe një karikator. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme