Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 14:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë SHQ

Pse i riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës?

Çfarë propozon i riu për zhvillimin e protestës?

Redaksia ZHURMA 23:36 Përditësuar 18:49 1 min lexim
Pse i riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Një student që mori fjalën nga podiumi kundërshtoi drejtpërdrejt platformën e propozuar sot nga grupi koordinues i protestës. Ai shpalli një tjetër formë zhvillimi të protestës, ndërsa mikrofoni iu ndërpre disa herë nga personat që koordinojnë listën e folësve.

I riu theksoi: “Ka 2 variante që diskutohen për zhvillimin e protestës. Njëri është protesta siç po vazhdojmë, dhe jam shumë dakord, është e bukur. Synimi nuk është vetëm të jetë e bukur, por edhe e suksesshme. Më vjen keq, por shoh mendime se ky pushtet, ky regjim, nuk ikën me parrulla e brohoritje. Ka edhe ata që propozojnë dhunë. Nëse unë futem në Kryeministri dhe i vë flakën, ky institucion është vetëm një simbol, ai përsëri e ka pushtetin. Unë do ta deklaroj të suksesshme këtë protestë kur policët të jenë me fytyrë nga Kryeministria, jo nga ne. Mos bini pre idesë se Rama ikën vetëm me kaq.” (I fikin mikrofonin.) Pastaj shtoi: “Në Bullgari pati një vit protesta. Qeveria kishte vetëm 1 vit në pushtet, prandaj u rrëzua. Nuk ka ndodhur që një autokrat të dorëhiqet, autokrati hiqet. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin.” (I fikin mikrofonin.)

Vazhdoi: “Shohim problematikat që kemi. Ky institucion është vetëm simbol. S'mund t'i mbështetemi BE-së, duhet ta marrim situatën vetë në dorë. As nuk mund ta lëmë fatin në dorë të SPAK-ut. Propozimi është, në radhë të parë, të kemi një kanal të përbashkët komunikimi. Jo kërkesa të tipit që të dalë njëri që Skënderbeu është heori ynë kombëtar, këtë e dimë të gjithë. Propozoj të krijojmë një program, të regjistrohemi si individë me fytyrë. Nuk kemi frikë.”

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm