Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:52 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:30 Drita themelon ekipin B për të garuar në Ligën e Tretë08:26 Diferenca e moshës nuk është pengesë për lidhje të shëndetshme08:10 PDK proteston para Qeverisë, asamblistët e Mitrovicës bashkohen aktivitetit08:06 Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për vendime të Qeverisë08:01 Kurset e kembimit: Dollar 78.7/79.7 lekë, Euro 92/92.7 lekë07:53 Wikoff: KFOR nuk vendos për hapjen e urës mbi Ibër, vendimi i BE-së dhe Kosovës07:51 Eronita: "Qikita jem e bukur" për Tarën pas lindjes së djalit07:47 Dokumente CIA tregojne katër baza detare sovjete në Shqipëri, dy në Vlorë dhe Sazan07:41 Kosova mposhtet 42:21 nga Egjipti në Lojërat Mesdhetare Taranto 202607:35 Rigjykimi i Glauk Konjufcës fillon sot për gaz lotsjellës në Kuvend
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme KOS

Pse u rrit numri i nxënësve në Kosovë?

Kosova ka mbi 9 mijë nxënës dhe studentë, sipas Agjencisë së Statistikave

Redaksia ZHURMA 17:57 Përditësuar 17:57 2 min lexim
Pse u rrit numri i nxënësve në Kosovë?
FOTO · Foto: KFOR brings cheer to primary school, donates new playground (6357766) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Kosova ka shënuar rënie të numrit të përgjithshën të nxënësve dhe studentëvë gjatë vitit shkollor 2025/2026, ndërsa i vetmi nivel ku është regjistruar rritje është ai i parashkollor. Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat janë regjistruar gjithsej 361.343 nxënës dhe studentë, krahasuar me 370.921 sa ishin në vitin shkollor 2024/2025.

Kjo paraqet një rënie prej 9.578 persona brenda një viti shkollor. Të dhënat e publikuara tregojnë se numri i përgjithshëm në sektorin publik ka rënë nga 317.484 në 309.836, ndërsa në sektorin privat nga 53.436 në 51.507.

Ndryshe nga nivelet e tjera të arsimit, numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ka shënuar rritje. Në vitin shkollor 2025/2026, janë regjistruar 35.948 fëmijë, ose 1.910 më shumë se një vit në parë, kur ishin 34.038.

Në institucionet publike parashkollore janë regjistruar 24.422 fëmijë, ndërsa në ato private 11.526. Nga ana tjetër, arsimi fillor dhe i mesëm i ulët vazhdon të shënojë rënie.

Sipas ASK-së, gjatë vitit 2025/2026 janë regjistruar 198.639 nxënës, krahasuar me 208.515 në vitin paraprak, ose 9.876 nxënës më pak. Të dhënat e ASK-së tregojnë gjithashtu një ndryshim të dukshëm në shpërndarjen sipas sektorëve.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, sektori publik ka 194.314 nxënës, ndërsa sektori privat vetëm 4.325, krahasuar me 9.325 sa kishte një vit më parë. Edhe arsimi i mesëm i lartë ka shënuar rënie. Numri i nxënësve ka zbritur nga 63.551 në 62.085, që nënkupton 1.466 nxënës më pak.

Në shkollat publike të mesme janë regjistruar 56.892 nxënës, ndërsa në ato private 5.193. Krahasuar me vitin paraprak, sektori privat ka një ulje të lehtë prej 21 nxënësish. Rënie është evidentuar edhe në arsimin e lartë. Numri i studentëve ka kaluar nga 64.817 në 64.671, ose 146 studentë më pak.

Sa i përket ndarjes sipas gjinisë, statistikat tregojnë se edhe këtë vit vajzat vazhdojnë të dominojnë në arsimin universitar. Në vitin 2025/2026 janë regjistruar 40.184 studente dhe 24.487 studentë. Në të gjitha nivelet e arsimit, numri i përgjithshëm i vajzave/grave është 184.996, ndërsa i djemve/burrave 176.347.

Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/kosova-me-mbi-9-mije-nxenes-e-studente-me-pak-se-nje-vit-me-pare/

— Redaksia ZHURMA

Komentet