Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Pse rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni?

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton rritjen për 3.59%, çmimi i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.50 denarë për litër

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Nga mesnata hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve, ndërsa rritja më e madhe prek dizelin, i cili shtrenjtohet për plot 5,5 denarë për litër. Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, EURODIZEL BS nga nesër do të shitet me çmim maksimal prej 88 denarësh për litër, krahasuar me çmimin e mëparshëm prej 82,50 denarësh.

Pse rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni?
Foto: Ilustrim · Container trucks on an American highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Rritje kanë edhe benzinat. EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 87 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 89 denarësh për litër. Nafta ekstra e lehtë për amvisëri shtrenjtohet për 4,5 denarë, duke arritur në 86 denarë për litër.

Çmimi i mazutit rritet për 0,938 denarë për kilogram, duke arritur në 42,168 denarë. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë bëjnë të ditur se çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht rriten për 3,59% krahasuar me çmimet e përcaktuara më 6 korrik.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/shtrenjtohen-dukshem-cmimet-e-derivateve-te-naftes-2/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme