Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Reshjet e para të dëborës përfshijnë Dardhën dhe zona të tjera

Reshjet e dëborës përfshijnë zonën turistike të Dardhës dhe disa rajone të tjera vendit, ndërsa autoritetet angazhojnë mjetet borëpastruese.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë zonën turistike të Dardhës, duke zbardhur pjesë të aksit rrugor Korçë–Dardhë. Me uljen e temperaturave në zonën malore, ekipet e mirëmbajtjes rrugore kanë dalë në terren me mjete borëpastruese për të garantuar pastrimin dhe mbajtjen e rrugës të kalueshme. Aktualisht ky aks është i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht, pa probleme të raportuara. Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave të ulëta, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të mbajnë me vete zinxhirë, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes në segmentet malore.

Reshjet e para të dëborës përfshijnë Dardhën dhe zona të tjera
Foto: botasot.info
Video · RTSH KORÇA · YouTube ↗

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka sjellë reshje dëborë edhe në zona të tjera, ku në Qafë Thorë kanë filluar reshjet e dëborës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga është e hapur ndërsa mjetet borëpastruese janë në terren për të garantuar qarkullim të sigurt. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë nisur në Bulqizë në orët e mbrëmjes pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës, si dhe në qytetin e Peshkopisë me intensitet të lartë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme