Reshjet e borës mbulojnë katër rrugë drejt pikave kufitare në vend
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se segmentet rrugore drejt pikave kufitare mbulohen nga bora, por mbeten të kalueshme pa pengesa.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Reshjet e borës kanë përfshirë disa segmente rrugore që të çojnë drejt pikave të kalimit kufitar të Kosovës, ndërsa qarkullimi i automjeteve vazhdon pa ndërprerje. Sipas informacioneve të bëra publike nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, prani e borës është regjistruar në magjistralen Gjakovë–Qafë e Prushit, Pejë–Kullë, Prishtinë–Mutivodë dhe Stançiq–Gjilan.
Pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha këto rrugë vlerësohen si plotësisht të kalueshme për udhëtarët. Autoritetet konfirmojnë se në asnjërën prej arterieve të monitoruara nuk është shënuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut. Përditësimi i fundit i të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme është bërë të shtunën, më 28 nëntor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



