Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Pse reformat në sistemin e drejtësisë po e afrojnë Shqipërinë me BE?

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se një drejtësi e fortë, e pavarur dhe llogaridhënëse është një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit evropian

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reformat në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i Agjendës Kombëtare të Reformave, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përbëjnë hapa konkretë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gogu thekson se një drejtësi e fortë, e pavarur dhe llogaridhënëse është një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit evropian.

Pse reformat në sistemin e drejtësisë po e afrojnë Shqipërinë me BE?
Foto: Ministria e Drejtësisë / Wikimedia Commons

Ministri i Drejtësisë theksoi se janë unifikuar statistikat e drejtësisë sipas standardeve evropiane të CEPEJ, në zbatim të udhëzimit për metodologjinë e mbledhjes së të dhënave statistikore kombëtare të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale për harmonizimin, zbatimin dhe publikimin e të dhënave statistikore kombëtare.

Ministria nënvizon gjithashtu se janë ndërmarrë masa për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore, përmes zbatimit të një udhërrëfyesi për uljen e dosjeve të prapambetura dhe shtimit të burimeve njerëzore në sistem, përfshirë gjyqtarë të rinj, ndihmës ligjorë dhe staf mbështetës.

Një tjetër objektiv i reformës është rritja e transparencës në sistemin e drejtësisë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, tashmë janë bërë publike vendimet që lidhen me emërimet, vlerësimet dhe karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke u mundësuar qytetarëve më shumë informacion dhe duke forcuar llogaridhënien e institucioneve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë theksoi se këto masa forcojnë shtetin e së drejtës dhe e afrojnë Shqipërinë me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/11/gogu-reformat-ne-sistemin-e-drejtesise-po-e-afrojne-shqiperine-me-be/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 27 kamera →