Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rama: Nuk jam shitësi i Shqipërisë, s’kam ndërmend të zgjedh pasardhës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e podkastit “Flasim”, ku do t’i përgjigjet pyetjeve mbi Sazanin, SPAK-un dhe të ardhmen politike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, por këtë herë i është përgjigjur pyetjeve, duke u bërë ai i intervistuari. Rama ka folur për Ishullin e Sazanit, SPAK-un, si dhe rrugëtimin e tij në politikë.

Rama: Nuk jam shitësi i Shqipërisë, s’kam ndërmend të zgjedh pasardhës
Foto: Wikimedia Commons

Lidhur me pasardhësin e tij politik, Rama është shprehur se nuk ka ndërmend të zgjedhë një person që do ta pasojë. “Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë”, ka deklaruar ai.

Sa i përket Ishullit të Sazanit, kryeministri ka theksuar se prona do të mbetet e Shqipërisë: “Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishulli do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë”. Në lidhje me Bashkinë e Tiranës, Rama e ka cilësuar drejtimin aktual si një eksperiment, duke shtuar se “Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →