Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Maqedonci diskuton për mbrojtjen me ministrin e shtetit të Gjermanisë në Berlin

Ministri i Mbrojtjes takon zyrtarin e lartë gjerman në Konferencën e Sigurisë në Berlin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës në Konferencën e Sigurisë në Berlin është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn. Sipas Maqedonit, gjatë takimit janë trajtuar zhvillimet e fundit rajonale, zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe ngritja e partneritetit në sektorin e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.

Maqedonci diskuton për mbrojtjen me ministrin e shtetit të Gjermanisë në Berlin
Foto: zhurnal.mk

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. «Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës», ka shkruar Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Po ashtu, ministri gjerman Florian Hahn ka konfirmuar mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të saj.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme