Si po luan me Radoiçiqin regjimi serb: hero sot, i hedhur nesër?

Sipas Rada Trajkoviqit, SNS-i po ndërton narrativën patriotike rreth Radoiçiqit si mburojë para largimit të tij pa pasoja politike.

Si po luan me Radoiçiqin regjimi serb: hero sot, i hedhur nesër?
Foto: Wikimedia Commons

BEOGRAD — Gazeta serbe Danas raporton se regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq po përgatit terrenin për t'u distancuar nga Milan Radoiçiq — ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe i dyshuari për sulmin e armatosur në Banjskë — por vetëm pasi ai të mos i shërbejë më interesave të pushtetit.

Vlerësimin e jep Rada Trajkoviq, kryetare e organizatës joqeveritare "Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova", e cila kritikon ashpër deklaratat e Milenko Jovanovit — shefit të grupit parlamentar të SNS — i cili e quajti Radoiçiqin "hero të Serbisë" gjatë një seancë parlamentare.

"Jovanov e di shumë mirë se në fund do ta dorëzojnë. Tani po luajnë një lojë patriotizmi për ta paraqitur si hero, ndërsa në prapaskenë po përgatiten ta heqin qafe pa pasoja politike", ka thënë Trajkoviq në intervistën dhënë Danas.

Radoiçiq ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe për sulmin e armatosur në Banjskë, si dhe për vepra të tjera penale — akuza të rënda që, sipas Trajkoviqit, Jovanov i njeh plotësisht.

Sipas Trajkoviqit, deklaratat publike pro Radoiçiqit synojnë gjithashtu të provokojnë opozitën serbe ndërsa regjimi ndërton narrativën patriotike. "Po përgatiten ta heqin qafe, por ndoshta mund t'u duhet që ai të kryejë edhe ndonjë punë tjetër të pistë për Aleksandar Vuçiq", deklaron ajo.

Komentet e saj vijnë pas debatit në Kuvendin e Serbisë mbi ndryshimet në paketën e ligjeve për drejtësinë. Aty lideri i Lëvizjes Popullore, Miroslav Aleksiq, e cilësoi Radoiçiqin kriminel — Jovanov e kundërshtoi duke pretenduar se ai kishte ndërtuar pasurinë para politikës dhe se nuk mund të kalojë në territorin e Kosovës pasi, sipas tij, jeta e tij do të ishte në rrezik.

Burim: Gazeta Dukagjini
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Suedia lë vendimin për gazin amerikan në duart e Qeverisë së Kosovës?
  2. Policia e Ferizajt shqipton 240 gjoba në 24 orë, konfiskohen mjetet
  3. Mitrovica Jugut zbaton kodin e veshjes në ndërtesën komunale
  4. Çfarë risikojë Kosova duke refuzuar gazin amerikan, sipas Pecit?

Vazhdo leximin