Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse publikon QSUT informacionin mbi donacionet e Qendrës Spitalore?

Institucioni thotë se ky publikim siguron një proces të hapur dhe të dokumentuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË, 13 korrik — Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" informoi sot se në zbatim të ligjit "Për të Drejtën e Informimit" publikon informacion mbi donacionet dhe nevojat e identifikuara nga shërbimet, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies publike. Duke reaguar ndaj gazetarit Osman Stafa i cili ndau një dokument të publikuar në faqen zyrtare të QSUT-së për shpallje kërkese për donacion, QSUT sqaron se "ky publikim nuk krijon përparësi për përfitimin e donacioneve, por siguron një proces të hapur, të dokumentuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi". "Publikimi i donacioneve nuk është çështje zgjedhjeje, por një detyrim ligjor që buron nga kuadri në fuqi për transparencën, të drejtën e informimit dhe administrimin e pasurisë publike", thuhet në reagimin e QSUT-së.

Pse publikon QSUT informacionin mbi donacionet e Qendrës Spitalore?
Foto: Ilustrim · Flickr - DFID - A female doctor with the International Medical Corps examines a young boy at a mobile health clinic in Pakistan (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Në zbatim të ligjit "Për të drejtën e informimit", Programit të Transparencës si dhe legjislacionit që rregullon administrimin e fondeve dhe pasurive publike, Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" thekson se si institucion publik ka detyrimin të bëjë publik informacionin mbi veprimtarinë e saj, përfshirë edhe donacionet e përfituara. Ky, sipas QSUT-së, është një standard i detyrueshëm i transparencës dhe llogaridhënies për të gjitha institucionet publike.

QSUT sqaron se lista e donacioneve e publikuar është hartuar në kuadër të transparencës institucionale me shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" bazuar në nevojat që ato kanë paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme përmes Drejtorisë së Inxhinierisë Klinike. "Publikimi i kësaj liste synon të sigurojë evidentimin, koordinimin dhe administrimin transparent të kërkesave të shërbimeve, në përputhje me procedurat institucionale dhe legjislacionin në fuqi", nënvizon QSUT.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/13/qsut-publikimi-i-informacionit-mbi-donacionet-detyrim-ligjor/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme