Pse po përkeqet Putini?
Presidenti rus Vladimir Putini ka humbur rreth një milion ushtarë dhe oficerë gjatë luftës kundër Ukrainës, duke shkaktuar ekonomisë ruse humbje prej 1.000 miliardë dollarësh.
PRISHTINË — Presidenti rus Vladimir Putini ka humbur rreth një milion ushtarë dhe oficerë gjatë luftës kundër Ukrainës, duke shkaktuar ekonomisë ruse humbje prej 1.000 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër, nëpërmjet luftës kundër Ukrainës, Ukraina ka shkatërruar Rusisë 30 për qind të rafinerive të naftës, ndërsa Rusia nuk ka naftë për të shitur dhe nuk ka benzinë të mjaftueshme për nevojat e veta.
Standardi i jetesës në Rusi ka rënë shumë, me rreth 90 për qind e rusëve dhe jorusëve që duan që Putini të mos jetë më në krye të Rusisë. Edhe rreth 90 për qind e oficerëve të ushtrisë ruse nuk e duan Putinin në krye të Rusisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ka më shumë se një dekadë që e ka pozicionuar Serbinë kundër Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por as administrata aktuale dhe as administrata e ardhshme amerikane, as Bashkimi Evropian dhe as tri Fuqitë e Mëdha të Evropës – Anglia, Gjermania dhe Franca – nuk i kanë harruar dhe as nuk do t’i harrojnë lojërat e Vuçiqit për rrezikimin e paqes në Ballkan nëpërmjet kërcënimeve ushtarake ndaj Kosovës.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, duke u mbështetur te Rusia dhe Putini, e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në anën e gabuar të historisë: në anën e boshtit Rusi–Serbi! Mickoski ka tri vjet që i ka bllokuar proceset për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me qëllim që vendi të mbetet në sferën e ndikimit të Rusisë.
Por të gjitha këto masa parandaluese nuk mund ta shpëtojnë Putinin as nga rrëzimi prej pushtetit nëpërmjet një puçi ushtarak dhe as nga ndonjë atentat. Nëse do të shpëtojë i gjallë, rusët do ta varin në litar, ashtu siç irakianët e varën Sadam Huseinin.
Burim: Epoka e Re, https://www.epokaere.com/2026/07/08/dite-te-zeza-per-putinin-vuciqin-dhe-mickoskin/
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #jashte-kufijveMë të lexuarat sot
Top 10Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.