Punimet në rrugën 'Ilir Konushevci' devijojnë 18 linja të Trafikut Urban
Komuna e Prishtinës njofton për ndryshimet e devijimeve të disa linjave
— Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve në rrugën "Ilir Konushevci", janë bërë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e disa linjave të Trafikut Urban. Sipas njoftimit, devijimi vlen për segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën "Lidhja e Prizrenit" deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën "Vëllezërit Fazliu".
Linjat e prekura nga ky ndryshim janë: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25. Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që përdorin transportin publik të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh devijimet e përkohshme.
Sipas Komunës, linjat do t'i rikthehen itinerarit të zakonshëm menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe rihapjes së këtij segmenti për qarkullim.
Burim: Sinjali, https://sinjali.com/punimet-ne-nje-rruge-te-prishtines-ndryshojne-itinerarin-e-autobuseve-urbane/
— Redaksia ZHURMA