Publikohen fotografitë e sendeve nga çanta e rusit që kreu vrasjen e trefishtë
Policia malazeze publikoi fotografitë e sendeve të gjetura në çantën e shtetasit rus pas vrasjes së trefishtë.
Policia malazeze ka publikuar fotografi të sendeve të gjetura gjatë një hetimi në vendngjarje në pyllin mbi vendbanimin Topla në Herceg Novi, ku u vra i dyshuari për një vrasje të trefishtë, shtetasi i Federatës Ruse, Mihailo Nikolajeviç Šabunjin. Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë së Herceg Novit dhe Departamenti i Sigurisë, në koordinim me Zyrën e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë, kanë kryer hetimin në vendin ku u gjet trupi.
Gjatë hetimit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, më shumë se 230 fishekë, një telefon celular, tableta dhe sende të tjera. Policia dyshon se i dyshuari i vodhi armët dhe municionin nga poligoni i qitjes në Danilovgrad pasi kreu krimin. Materiali i gjetur do të dërgohet për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa autoritetet vazhdojnë aktivitetet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Burimet: Gazeta Express (klaster 1 outlets).