Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

PS kërkon komision të posaçëm për fazën e dytë të territoriales

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

PS kërkon komision të posaçëm për fazën e dytë të territoriales
Foto: boldnews.al

Nisma vjen pas miratimit të ndarjes së re administrativo-territoriale që parashikon organizimin e vendit në 46 bashki dhe shkrirjen e 15 bashkive. Për këtë proces, socialistët propozojnë një komision me 16 anëtarë dhe mandat 9-mujor.

Fokusi i komisionit do të jetë te decentralizimi, funksionet dhe shërbimet vendore, financat e bashkive dhe zhvillimi rajonal. Synimi është hartimi i ndryshimeve ligjore dhe përgatitja e bashkive të reja për funksionimin pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →