Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Protestuesit tentojnë Drejtorinë e Policisë, përballen me postbllok

Tensioni vijon në Tiranë teksa protestuesit lëvizin drejt Drejtorisë së Policisë, ku u përballën me postbllokun e forcave të rendit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Situata ka mbetur e tensionuar në rrugët e kryeqytetit pas zhvendosjes së protestuesve drejt Drejtorisë së Policisë në rrugën «Myslym Shyri», ku u përballën me një postbllok të madh të forcave të rendit dhe u larguan nga zona pasi bënë rezistencë për pak minuta. Automjete të shumta policie vazhdojnë të patrullojnë në zona të ndryshme, ndërsa protestuesit lëvizin herë pas here në pika të ndryshme të Tiranës.

Protestuesit tentojnë Drejtorinë e Policisë, përballen me postbllok
Foto: boldnews.al

Në bulevardin «Dëshmorët e Kombit» është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t'i larguar. Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit dhe është shoqëruar me sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe bizneseve private, si dhe me djegie stolash, kioskash e koshash mbeturinash. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →