Tiranë: Protestuesit shpërndahen në rrugë dhe djegin koshat e mbeturinave
Demonstruesit janë ndarë në grupe të vogla nëpër rrugët e kryeqytetit, ku janë regjistruar vatra zjarri nga djegia e mbeturinave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë grumbullimit kryesor, demonstruesit janë shkëputur dhe janë shpërndarë në grupe të vogla nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit. Në rrugët e Tiranës, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës, duke krijuar vatra zjarri dhe duke shtuar tensionet në situatën që vijon të mbetet e tensionuar.
Lëvizja e protestuesve është shtrirë edhe drejt zonës së Zogut të Zi dhe pranë Stacionit të Trenit, ndërkohë që në këtë pjesë forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tyre. Për të shpërndarë turmën, në terren kanë dalë edhe autobotët e ujit, ndërsa përballja mes policisë dhe protestuesve vazhdon në rrugët e qytetit.